Durrës, babë e bir rrahin nënën, i presin flokët

Babë e bir janë arrestuar nga efektivët e policisë së Durrësit pasi akuzohen për "Dhunë në familje".Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Gjergj dhe Pjetër Arapi, përkatësisht 45 dhe 17 vjeç.Atë e bir akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së Gjergjit, njëkohësisht nëna e Pjetrit, e moshës 39-vjeçare, si dhe i kanë prerë asaj flokët.Lidhur me këtë rast u bë arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.Ndërkaq ndaj 39-vjeçares së dhunuar u lëshua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme.