Berisha: Do rritet papunësia dhe varfëria. Rrugëdalje vetëm protesta e përgjithshme popullore

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një publikimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar në lidhje me hyrjen në fuqi ditën e djeshme të rritjes së taksave dhe buxhetit, ose siçe ka quajtur ai, buxhet që nuk rrit rrogat dhe pensionet.Berisha shprehet se ky është buxheti me të cilin qeveria Rama - Meta duke marrë 1 miliardë dollarë borxh dhe rritur borxhin publik në 75%, nga 62.8% që e morën në shtator, do të shndërrojnë financat tona publike në një piramidë gjigande që do rrokullisë ekonominë tonë sipas skenarit grek drejt krizës dhe reçesionit.Në postimin e tij Berisha shkruan se vetmja rrugëdalje për këtë është protesta e përgjithshme popullore.“Dje hyri ne fuqi rritja e taksave dhe buxheti qe nuk rrit rrogat dhe pensionet!!Te dashur miq, dje hyri ne fuqi paketa fiskale e qeverise Rama - Meta, e cila rrit taksat dhe per rrjedhoje dora dores dhe çmimet per cdo qytetar. Po dje, hyri ne fyqi buxheti i pare ne 23 vjet, i cili nuk do kete rritje te rrogave dhe pensioneve. Por edhe me keq. Ky esht buxheti me te cilin qeveria Rama - Meta duke marre 1 miliarde dollare borxh dhe rritur borxhin publik ne 75%, nga 62.8% qe e moren ne shtator, do te shnderrojne financat tona publike ne nje piramide gjigande qe do rrokullise ekonomine tone sipas skenarit grek drejt krizes dhe reçesionit.Sihariqin per hyrjen e tyre ne fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4, kesaj rradhe te vendosur jo ne te ndenjurat e Besnik Dervishit madje as dhe ne te ndenjurat e shtylles te tensionit te larte, por direkt ne trupin e saj. Po çfare e shtyu Edi Ramen te rrise borxhin e vendit ne nje vit 3.2 here me shume se sa u rrit ne tete vite dhe te rrise taksat per 100% te shqiptareve e te shtyje drejt krizes ekonomine e vendit?Per kete mendimet jane te ndara. Disa specialiste te shquar te huaj besojne dhe kane deklaruar publikisht se shkaku qendron ne injorancen e plote te tij ne ekonomi, te tjere besojne se keto anti-reforma lidhen me psikozen e tij per shkak te se ciles ai ka krijuar ne mendjen e tij dhe lufton kunder nje realiteti ekonomik qe ne te vertete nuk egziston dhe po me psikozen bipolare lidhet dhe besimi i tij se ne Shqiperi nuk ka ekonomist tjeter perveç atij. Kurse te tretet jane te prirur te besojne ne konspiracionin e nje dore te padukshme te zeze qe do me çdo kusht te rrezoje perdhe ekonomine e Shqiperise qe i rezistoi krizes. Personalisht besoj se shkaku qendron ne gershetimin e dy te parave. Sidoqofte une mirepres me kenaqesi mendimet tuaja.Por nje gje eshte e sigurt se pavaresisht nga shkaku i ketyre anti-reformave, pasojat e tyre tejet te renda do bien mbi qytetaret shqiptare. Cdo muaj do rritet papunesia dhe varferia. Rrugedalja eshte vetem nje, protesta e pergjithshme popullore! Sb”, shkruan ish kryeministri Sali berisha në “Facebook”.