Mjekët “kundër” policisë së Fierit: 19-vjeçari i plagosur në Vlorë fshehu rrethanat
Aksidenti i ditës së shtunë ndodhur në Vranisht të Vlorës ku mbeti i vdekur një person dhe u plagos një tjetër dhe akuzave të policisë për 2 mjekë dhe një infermier të spitalit të Fierit për fshehjen e ngjarjes, ka ardhur edhe reagimin e këtyre të fundit.Sipas bluzave të bardha të Fierit i plagosuri Amarildo Koçia ka dhënë një tjetër version për ngjarjen,duke deklaruar se ishte aksidentuar nga një kafshë pune.Mjeku Marjon Sinani ka treguar se si dy persona kanë sjellë 19 vjeçarin,duke dhënë detaje dhe për mënyrën e aksidentimit deklaruar nga i plagosuri.Të njëjtin version për ngjarjen kanë edhe mjeku Julian Malo dhe infermieri Drini Nallbani,duke sqaruar se kanë deklaruar ngjarjen në polici.Ngjarja në fjalë është ende në hetim nga policia, pasi në mjetin e aksidentuar është gjetur një sasi lënde narkotike. Ndërsa misteri i ngjarjes janë dy prrsonat që kanë shoqëruar të plagosurin drejt spitalit të Fierit, si dhe shoqërimin e viktimës për tek familja e tij.