“Gurët e themelit”, për Mësonjtoren, shkollat që hodhën bazat e arsimit në Korçë

7 marsi i vitit 1887 njihet zyrtarisht si dita kur në Korçë u çel mësonjtorja e parë shqipe. Por, disa të dhëna të zbuluara së fundmi tregojnë se mësonjtorja ishte shkolla e parë e përparuar, pasi përpjekjet e patriotëve korçarë për mësimin e gjuhës amëtare shënohen kohë më parë. Historiani Niko Kotherja thotë se para mësonjtores, në Korçë ka ekzistuar një tjetër shkollë, ajo e Than Xhekës në fshatin Trebickë që daton në vitin 1854.Kotherja thotë se ekzistenca e shkollës konfirmohet në një libër të vitit 1908 të Patriotit Spiro Dine, i cili thotë se kishte marrë mësime në shkollën e Than Xhekës. Ekzistecën e shkollës e vërtetojnë edhe disa të dhëna të tjera.Sipas historianit, shkolla e Than Xhekës ishte një gur themeli për të ardhur në 7 marsin e vitit 1887 kur në Korçë do të hapej mësonjtorja e parë shqipe, e cila ishte më e përparuara për kohën.