Kukës, rrugët rurale mungesë e investimeve dhe ndërhyrjes

Mungesa e investimeve prej vitesh në rrugët rurale të qarkut të Kukësit, kanë bërë që shumica e tyre sot të jenë në gjendje mjerane sa i përket infrastrukturës së tyre. Për vite me rradhë ato nuk kanë shënuar asnjë lloj ndërhyrje, të cilat do të përmirësonin sadopak gjendjen e tyre ndërkohë që vihet re një mungesë vëmendje e theksuar qoftë nga pushteti vendor ashtu edhe ai qëndror.Kryetari i qarkut, Ibsen Elezi, është shprehur se pjesë e investimeve kanë qenë vetëm akset kombëtare duke lënë pas dore akset rurale, të cilat janë aq shumë të rëndësishme për lëvizjen dhe qarkullimin e mijëra banorëve në këto zona, ku gjatë dimrit si shkak i reshjeve situata përkeqësohet edhe më tepër, madje shumë prej Komunave ngelen të izoluara.Në qarkun e Kukësit numërohen rreth 250 kilometra rrugë rurale në të cilat udhëtimi i banorëve por edhe i drejtuesve të automjeteve shoqërohet me mjaft peripeci pse jo edhe frikë, kjo për vetë terrenin e thyer dhe malor që ekziston në disa zona të qarkut Kukës, i cili përfshin edhe Hasin e Tropojën.