Serbia dhe Maqedonia ambasada të njëjta, por vetëm për të kursyer fondet
Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Serbisë duket se po kalon në një tjetër nivel. Shkupi dhe Beogradi janë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshje e cila do të mundësonte që dy vendet të kenë përfaqësi të përbashkëta diplomatike.Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski thotë se ideja nuk vjen nga Serbia por është e përbashkët. Sipas tij diskutimet për këtë ide kanë nisur me herët, e ndërsa thekson se përfaqësitë e përbashkëta diplomatike janë kursimi i hapësirës e jo diplomaci e përbashkët."Ideja nuk është që të kemi diplomaci të përbashkët por të shfrytëzojmë hapësirat e njëjta. Kuptohet se misionet tona diplomatike do të jenë të ndara dhe ato nuk do të veprojnë bashkërisht por ndaras. Por për shkak të kursimit të mjeteve financiare" theksoi ai.Për kryeministrin maqedonas prapavija e përfaqësive të përbashkëta diplomatike është financiare dhe jo politike. Për për shumë analistë dhe politikanë të tjerë në Maqedoni, kjo është ide e pranueshme dhe teke e kësaj qeverie.