Elbasan, ngacmoi të miturën në ashensorin e pallatit, arrestohet 61-vjeçari

Ashensorët ishin fusha e tij e veprimit, ndërsa vajzat minorene ishin shndërruar në "viktimat" e tij.Policia e Elbasanit ka arrestuar një 61-vjeçar i cili akuzohet për veprime të turpshme me të mitura.Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndriçim Kalemi, i cili ishte shndërruar në makthin e fëmijëve që lëviznin të pashoqëruar në qytetin e Elbasanit.61-vjeçari pedofil është vënë në pranga pasi ka abuzuar me një vajzë 12-vjecare, prindërit e së cilës kanë bërë edhe denoncimin.Por, kërkimi në dosjet e policisë ka nxjerrë në dritë se 61-vjeçari ishte një person me preçedentë të ngjashëm kriminalë.Ai ishte akuzuar edhe të paktën tre herë të tjera për të njëjtën vepër penale, ndërsa ende qëndronte i lirë në pritje të viktimës së radhës së mendjes së sëmurë.Ngjarja tronditëse rikthen edhe një herë në qendër të vëmendjes mungesën e kontrollit ndaj personave të paqëndrueshëm mendërisht dhe psikologjikisht që enden çdo ditë të lirë në rrugët e Shqipërisë.Një rast i tillë ishte edhe 61-vjeçari, truri i sëmurë i të cilit i gjente kënaqësitë seksuale ndërsa viktimat ishin fëmijë të pafajshëm në moshë minorene. Policia lokale në Elbasan thotë se ka nisur një hetim të plotë për të zbardhur veprimtarinë e 61-vjeçarit Kalemi dhe nxjerrjen e tij para drejtësisë.