Ndahet nga jeta ambasadori shqiptar në Poloni, Florent Çeliku, nesër homazhe në MPJ

Ministria e Jashtme i ka shprehur ngushëllimet familjes së ambasadorit shqiptar në Poloni, Florent Çeliku.Florent Çeliku, ambasadori i Shqipërisë në Poloni, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.Ministria e Punëve të Jashtme njofton se në nderim të Florent Çelikut, ditën e dielë nga ora 13:00-14:00, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, do të zhvillohen homazhe nderimi.Ambasadori Çeliku është diplomuar në Akademinë Diplomatike të Vjenës me konvalidimin e nivelit Master dhe në Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA). Ai ka patur bashkëpunim intensiv me institucione prestigjioze shkencore, kulturore, arsimore shqiptare dhe të huaja, përfshi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, universitete shqiptare, institucione polake, austriake, franceze. Përpara vitit 1992, ka punuar në Akademinë e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe pedagog i jashtëm në UT , Fakulteti Filologjik.Para se të emërohej Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Poloni, Ukrainë, Lituani, Estoni dhe Letoni, Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv/Minstrit të Punëve të Jashtme.