Akuza për portin e peshkimit, peshkatarët: Nuk po i përmbahet projektit
Zbatimi i projektit të portit të ri të peshkimit në Durrësit, shihet me rezerva nga ana e përfaqësuesve të sindikatës.Sipas tyre, zbatuesi i punimeve nuk po i përmbahet projektit fillestar përsa i përket kapacitetit mbajtës të anijeve, ku parashikohej të ankoroheshin njëherësh 240 mjete të peshkimit.Sipas kryetarit të sindikatës së peshkimit, Klodian Kapitit, porti i ri i cili po shkon drejt përfundimit nuk nxë as 40% të anijeve ekzistuese.Sipas Kapitit, projekti i portit ka devijuar gjatë rrugës, duke mos iu përmbajtur projektit fillestar.Porti i ri i peshkimit po ndërtohet pas murit perëndimor të portit tregtar, falë një kredie të Bankës Islamike për Zhvillim, me vlerë 15 milion dollarë, nga të cilat 82% janë siguruar nga Banka Islamike dhe 18% nga qeveria shqiptare. Punimet për këtë port priten të përmbyllen në tre mujorin e parë të vitit në të cilën ndodhemi.