Kur “dashurohesh” me zanatin…Artizani që punon prej gjysmë shekulli
Ai quhet Izet Hysa dhe është 78-vjeç, por ka mëse një gjysmë shekulli që nuk e ndan nga dora lëndën e thuprës. Shportën e parë ai e ka ndërtuar në moshën 13-vjeçare dhe që nga ajo kohë ai do të vazhdonte të trashëgonte këtë zanat të cilin e ushtronin edhe të parët e tij.Edhe pse pse në moshë të thyer, Izeti ka një shpirt të ri dhe krijues. Ai punon dhe ndërton sipas kohës, por edhe sipas kërkesave të klientëve, të cilat janë të ndryshme.Si një profesionist të cilit vitet i kanë mësuar sekretet e punës, ai e di se cilësia e objekteve që bën nuk përcaktohet nga lloji i drurit, por nga mënyra se si e krijon objektin. Misionin e tij e quan të përfunduar kur dikush kërkon ta bëjë të vetën një të tillë, pasi vetëm në këtë mënyrë, tradita trashëgohet në breza.