Ndiqeshin nga policia, automjeti bie nga ura, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Dy të rinj janë aksidentuar në orët e para e para të mëngjesit të sotëm, teksa automjeti i tyre ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë.Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 në Vlorë, ku automjeti me të cilin udhëtonin Robert Kocia 29 vjeç dhe Amarildo Kocia 19 vjeç ka rënë nga ura e Vranishtit. Për pasojë 29-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe 19 vjeçari, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti i të rinjve nga fshati Varibop i Fierit po përndiqej nga policia pasi dyshohej se personat që ndodheshin në të, po kryenin veprimtari kriminale.Ndërkaq policia ka shkuar në banesën e viktimës dhe ka tërhequr trupin e tij, duke e çuar në morg, për të bërë autopsinë, nëse ai ka vdekur në aksident apo është vrarë.