“Barazi” burra e gra për pensionet, specialistët: Shqipëria, si vendet e rajonit

Rritja e moshës së pensionit ose barazi të moshës për pension, këto dy praktika janë ndjekur nga vendet fqinje të detyruar nga kriza financiare.Shqipëria nuk ka zyrtarizuar asgjë nëse mund të merret një vendim i tillë, por ekspertët thonë se skema e pensionit në Shqipëri duhet reformuar sepse për 600.000 pensionistë, duhet që forca punëtore në Shqipëri të jetë 1 milion e 800 persona.Reforma "Monti" antikrizë në Itali bëri që brenda 2 viteve të ndryshonte tre herë mosha e pensionit. Përveç italianëve, të prekur nga kjo reformë janë dhe emigrantët shqiptarë në prag të moshës së pensionit.Naim Balluku nga “Inas Albania” thotë se një shqipëtar që të marrë pension në shtetin fqinj duhet që njihen kontributet e 15 viteve punë në Shqipëri dhe kontibutet e 20 viteve në vendet ku punojnë e jetojnë.Kjo praktikë ka bërë që emigrantët e kanë të vështirë të marrin pension në vendet ku janë, ndaj ekspertët i kërkojnë qeverisë të jetë më këmbëngulëse në marrëveshjet zyrtare mes vendit tonë dhe shteteve fqinje.