Ku udhëtuan shqiptarët për festa? Vendet e rajonit ishin më të preferuarat
Kriza ekonomike që prej disa vitesh ka ulur udhëtimet e shqiptarëve për festa. Sadik Malaj, kryetari i Unionit të Operatorëve Turistikë, shprehet se për këtë fundvit ka pasur një nivel të ulët të shqiptarëve që kanë udhëtuar me rastin e festave të fundvitit.Pamundësia ekonomike ka bërë që këtë vit të preferohen më shumë vendet e rajonit, të cilat ofrojnë paketa me çmime më të ulëta. Risi këtë vit ka qenë edhe frekuentimi i disa pikave turistike malore në vendin tonë nga shqiptarët.E veçantë është gjithashtu edhe ardhja e grupeve turistike në Shqipëri për festat e fundvitit si nga Bullgaria apo Maqedonia.Përsa i përket viti 2014-ës, operatorët turistikë presin një rritje të numrit të turistëve të huaj me 20-25 % që do të vijnë në vendin tonë.