Ura e vjetër e Lezhës, Monumenti i kulturës po rikonstrukturohet
Ura e vjeter mbi lumin Drin ne qytetin e Lezhes Monument Kulture, do te marre nje pamje tjeter pas nderhyrjes e cila ka nisur prej disa ditesh. Me nje fond te akorduar nga fondi shqiptar i zhvillimit ne bashkepunim me bashkine e Lezhes do te rikonstruktohet e gjithe gjatesia e ures, e cila ka qene e amortizuar.Kreu i Bashkise se Lezhes, Viktor Tushaj, beri te ditur se nderhyrja ka qene e domosdoshme, pasi kjo ure i vjen ne ndihme qindra banoreve te lagjes “Skenderbeg”, por sipas tij do perdoret edhe si pike hyrese e automjeteve ne qytet, me qellim normalizimin e trafikut qe krijohet ne qytet.Ura e vjeter ne Lezhe, eshte nje Monument historik e ndertuar qindra vite me pare, ku dhe rikontruksioni i saj po behet me nje arkitekture qe ruan historine e saj qindra vjeçare. Ajo ishte bere e pakalueshme per automjetet dhe kembesoret, per shkak te amortizimit te tejskajshem te saj.