Fluks në Portin e Durrësit, emigrantët: Ekonomia e rrënuar edhe në perëndim

Ashtu siç edhe pritej, fundjava e sotme ka shenuar nje munet te larte te emigranteve edhe ne portin e Durresit, te cilet kthehen prane vendeve te tyre te punes,kryesisht ne shtetin italian me ane te trageteve te linjave te ndryshme detare.Gjate mbremjes se djeshme rreth 2500 pasagjere jane larguar nga Shqiperia nepermjet ketij porti, nderkohe qe ne pritje per tu nisur gjate dites se sotme jane edhe rreth 3500 shtetas te tjere.Per te eleminuar rradhet e gjata dhe kryerjen e perpilimit te dokumentacioneve ne nje kohe sa me te shkurter, nga Drejtoria e portit te Durresit jane vendosur ne dispozicon 24 sportele te cilat kane punuar me efektive te dyfishuar. Por cilat jane pershtypjet dhe ndryshimet qe emigrantet pane ne Shqiperi?Kthimi i emigranteve sigurisht qe shoqerohet edhe me problemet evidente, kryesisht mbi gjendjen ekonomike qe po kalojne shtetet perendimore.Pavaresisht fluksit te ketyre diteve, nga ana e organeve portuale nje rendesi e veçante eshte duke iu kushtuar edhe tentativave te pritshme, ku persona te ndryshem mund te shfrytezojne kete situate dhe fluks, per te kryer ndonje trafik te mundshem,kryesisht te lendeve narkotike apo ndalimin e personave te shpallur ne kerkim.