Eksplozivi në linjën e interkonjeksionit, Tahiri: Të dënohet edhe nga opozita
Me nisjen e vitit të ri, Ministria e Brendshme pritet të nisë dhe fazën e dytë të strukturimit të policisë së shtetit, pas përmbylljes së fazës së parë në dhjetor. Në një konferencë për mediat, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi, ka garantuar pakete te plote ligjesh per sigurine publike.Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike lidhur me vrasjen e Gazmir Markut, Tahiri tha se forcat e policisë kanë respektuar vetëm ligjin. Madje ai nuk ka hezituar të ripërsërisë edhe një herë falenderimin për forcat speciale dhe policinë e Durrësit, të cilët u përfshinë në operacionin që përfundoi me vrasjen e Markut.“Nuk kam koment të madh. Jam i hapur për sugjerimet e kujdo. Mirëpres çdo sugjerim nga opozita. Konstatoj që një deklaratë e tillë është e pavënd dhe abuzive, e para sepse punonjësit e policisë së shtetit gargantuan zbatimin e ligjit në kushte ekstreme përballë një personi që shfaqte rrezik të shthurur publik. E përsëris pa asnjë presje edhe një herë falenderimin tim për punonjësit e policisë. Ne përfaqësojmë dy modele të ndryshme, opozita e sotme dhe Sali Berisha shpërblyen gardën që vranë të pafajshëm, ndërsa unë drejtova një falenderim publik për policinë që kryen detyrën.Koha ka ndryshuar, në kohën e tyre vriteshin punonjës policie, sot jo. Unë përsëris kërkesën time për çdo kontribut në rritjen e nivelit të sigurisë në vend. Deri më sot nuk kam parë ansjë falenderim për qeverinë për mbështetjen që i dha policisë së shtetit sa i përket buxhetit”tha Tahiri.Ministri ka komentuar edhe aktin terrorist të vendosjes së eksplozivit në shtyllën e tensionit të lartë të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, duke e cilësuar një ngjarje mjaft të rëndë. Sipas Tahirit mesazhet e lëna ishin më të qarta se kurrë, andaj ka ftuar të gjithë aktorët të distancohen nga ngjarja e rëndë dhe të japin kontributin me çdo informacion që disponojnë që do të mund të çonte në identifikimin e autorëve.“Ajo që është konsideruar si akt terrorist nuk është përfshirë në buletin sepse daton me 31 dhjetor. Është një ngjarje goxha e rëndë sepse na kthen në memorie atë që kemi jetuar në vitet 2000-2001 ndërkohë shënon aktin e parë terrorist që mesazhet politike janë të qarta. Është një akt terrorist i mirësynuar dhe i adresuar mirë. Do ftoja të gjithë të distancohen dhe ta dënojnë. Prisja që PD të dilte sot të distancohej dhe ta dënonte. Siç do prisja këtu edhe Sali Berishën të njoftonte policinë nëse ka informacione të veçanta për autorë të mundshëm. Mund t’ju siguroj që nga Policia e Shtetit do të trajtohet si akt terrorist. Janë akte terrorriste që cënojnë sigurinë kombëtare dhe do trajtohen si të tilla”, theksoi ministri Tahiri.Sakaq lidhur me grabitjen në qëndrën tregëtare, Tahiri tha se vijojnë hetimet për zbardhjen e çështjes.“Çështja e grabitjes me armë është duke u ndjekur intensivisht. Hetimet vijonë. Hyn te grupi i çështjeve që kërkojnë vëmëndje të thëksuar për të cilat kërkohet bashkëpunim intensiv nga publiku. Është e pa mundur të japësh detaje për shkak të zhvillimit hetimor. Por mund t’u garantoj se në raste të tilla dështon një zinxir i tërë duke filluar me kapacitetin e publikut për të bashkëpunuar me kapacitetin e shoqërive të ruajtjes fizike dhe një sërë pasojash që vijnë menjëherë” tha Ministri.Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka falënderuar punonjësit e policisë për garantimin e sigurisë dhe rendit në vend gjatë ditëve të festave, ndërsa u ndal edhe tek rezultatet e muajit dhjetor sa i takon luftës ndaj trafikimit të lëndëve narkotike, krimit të organizuar, etj.“Nëpërmjet jush shfrytëzoj rastin ti uroj shqiptarëve gëzuar vitin e ri. Të përsëris edhe një herë një vit të mbarë për çdo punonjës të policisë së shtetit. Jam këtu para jush të falënderuar punonjësit e policisë që garantuan gjatë festive sigurinë publike duke shënuar një numër minimal të incidenteve. Dëshiroj të ndaj me ju rezultate e policisë së shtetit për muajin dhjetor. Përtej çdo diskutimi statistika flet me zë shumë më të lartë sesa mund të flas unë. Bashkëpunimi ka dhënë rezultatet e pritshme. Krahasuar me muajin dhjetor 2012 për vitin 2013 treguesit në luftën kundër krimit janë 55% më të lartë i përket veprave penale dhe 60% më i lartë përsa i përket personave të proceduar. Treguesi për trafiqet e pa ligjshme është 167% më i lartë për veprat dhe 168% për autorët. Përsa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit treguesit janë 142% më shumë përsa i përket veprave penale dhe 160% përsa i përket personave të proceduar. Krimet kundër personit vrasjen janë ulur me 55% në muajin dhjetor 2013. ndërkohë është rritur me 29% kapja e personave që kanë kryer këto krime. Për muajin dhjetor është ulur me 13% numri i aksidenteve, është ulur me 38% numri i aksidenteve me pasojë vdekjen, me 20% i aksidenteve me pasojë plagosje të rëndë dhe me 8% i aksidenteve me plagosje të lehtë” tha ai.