Plagoset polici në operacion, RENEA dhe policia “rrethojnë” Hamallajt në Durrës
Plagosja e efektivit të policisë së Durrësit Agron Halilaj mbrëmjen e së shtunës ka detyruar ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë Artan Didi,të ndjekin nga afër operacionin për arrestimin e shumë kërkuarit Gëzim Marku.Policia e qytetit bregdetar dhe forcat Renea kanë filluar një aksion të gjërë për arrestimin e të kërkuarit, ndërsa në ndihmë të tyre është edhe një helikopter.Zona të cilën po krehin forcat e policisë është ajo në afërsi të zonës së Spitallës aty ku ndodhi edhe ngjarja, pasi ka dyshime të forta se autori i plagosjes është në këtë perimetër.Përveç këtyre masave policia ka publikuar foton e autorit dhe ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që jep dhe ka informacion për Gëzim Markun.E gjithë ngjarja ka nisur mbrëmjen e së shtunës,kur në zonën e Spitallës u raportua për një vjedhje lokali. Menjëhrë për atje është nisur një patrullë me tre policë ndër ta dhe i plagosur Halilaj, të cilët kishin informacione për personat problematik në këtë lagje të qytetit bregdetar.Ndër më problematikët dhe i njohur për vjedhjet e tij ishte dhe shtetasi Gëzim Marku,dhë në bazë të këtyre informacioneve patrulla ka shkuar në shtëpinë e tij. Markut nuk i ka pëlqyer vizita duke qëlluar me breshirë kallshnikovi në drejtim të policëve e dukë lënë të plagosur Agron Halilin.Edhe policët i janë përgjigjur me armë Markut,por pa arritur ta ndalojnë atë,pasi ai u mundi të largohej nga aty sëbashku me armën e tij.Ndërsa prej natës së djeshme dhe gjatë të dilës po krihet e gjithë zona si me forca në terren ashtu dhe nga ajri, por pa mundur të lokalizojnë autorin e ngjarjes së rëndë. Gazmir Marku njihej si person me precedent të pasur kriminal si vjedhje, përdhunim, dhunë në familje dhe shkatërrim prone.