Gjirokastër, sektori antitrafik ndalon 33 klandestinë

Sektori kundër trafiqeve pranë Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e 33 klandestinëve të cilët kishin  kaluar ilegalisht kufirin.Burime zyrtare nga policia rajonale bëjnë me dije se klandestinët të ardhur nga Siria, Afganistani dhe Sudani janë ndaluar në fshatin Bulo të Gjirokastrës.Klandestinët, mes tyre dhe 3 femra tentuan të largoheshin sapo vunë re efektivët dhe u fshehën në shtratin e lumit Drino por pas krehjes së zonës, forcat e policisë bën të mundur kapjen e tyre.Sipas policisë, personi i fundit u kap në orët e para të mëngjesit pranë Derviçjanit të Gjirokastrës.Operacionet antitrafik që po zhvillohen në Gjirokastër po vijojnë të godasin këtë fenomen si dhe të ndalojnë personat që hyjnë në mënyrë ilegale në Shqipëri.