Viti i Ri pa gjel deti…çmimi shkon deri 1000 lekë për kg në Fier

“Mbreti i tavolinës”, gjeli i detit, duket se në shumë tryeza të familjeve fierake, për këtë vit do të mungojë. Kjo, si pasojë e papunësisë së lartë dhe kushteve të vështira ekonomike që ka prekur shumë familje, por edhe çmimit të kripur. Në tregun e shpendëve në Fier, qytetarët shprehen se çmimi i gjelit te detit varion nga 6 deri 10 mijë lekë të vjetra për kilogram, shifër kjo e papërballueshme për ta.Edhe pse tregu ofron varietete të ndryshme, fuqia blerëse këtë fundvit ka shënuar rënie në krahasim me vitet e tjerë. Kjo bëhet me dije nga vetë tregëtarët të cilët pavarësisht këtij fakti vazhdojnë të mos tolerojnë në çmimin e produkteve të ndryshëm, e kryesisht gjelit të detit.Pavarësishtë kësaj situate të vështirë ekonomike, qytetarët sërish mundohen të krijojnë atmosferë feste sipas mundësive që kanë por, pa shumë hapësirë zgjedhje.