Ndihmoi në arratisjen nga burgu i Drenovës, arrestohet 26-vjeçari

Pas më shumë se një muaji nga arratisja e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës, policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e personit të katërt që ndihmoi në arratisje.Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 26-vjeçari Bledian Deda i cili akuzohet se në bashkëpunim me Altin Lamin, Olsion Maçin dhe Albi Meçinin ndihmuan 7 të dënuarit të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.Mësohet se Deda është arrestuar në Tiranë dhe është transferuar në Korçë, ku gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin.Arrastisja spektakolare ka ndodhur më 24 nëntor të këtij viti ku 7 të dënuarit Artur Gora, Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim  Toma, Gëzim Guri, Reiz  Haxhiraj dhe Eduard  Lula u arratisën nga  burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë.