Tritol automjetit në Ersekë, sekuestrohen tabulatet e drejtorit të ujësjellësit

Policia e Korçës po vijon hetimet intensive për të zbardhur motivet dhe autorët të cilët vendosën tritol në automjetin e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës Orest Malushi.Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se po përdoren metoda speciale të hetimit për zbardhjen e ngjarjes.Sipas policisë hetimet janë shtrirë në Ersekë dhe në Korçë ndërsa janë sekuestruar edhe tabulatet e telefonit të Orest Malushit për të verifkuar të gjitha telefonatat që janë kryer javët e fundit.Ngjarja e rëndë u shënua mesnatën e së premtes,ku persona ende te paidentifikuar i kanë vënë një sasi tritoli makinës të Drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi.Shpërthimi i ndodhi në qendër të qytetit por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Si pasojë e shëpërthimit u dëmtua rëndë automjeti  tip fuoristradë e Drejtorit, Orest Malushi, si dhe u thyen  xhamat e disa lokaleve dhe dyqaneve përreth.Në kohën ku ndodhi ngjarja, Orest Malushi, ka qenë duke festuar me administratën në një nga lokalet e qytetit, festat e fundvitit.Drejtori i Ujësjellësit të Ersekës Orest Malushi ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë ndërkohë që deri më tani në ambientet e komisariatit të Ersekës janë shoqëruar rreth 15 persona.