Vijon fluksi në kufirin me Greqinë, emigrantët festojnë vitin e Ri në atdhe

Pika e kalimit kufitar Kakavije ne Gjirokaster vazhdon te shenoje fluks te emigranteve shqiptare, te cilet kthehen ne atdhe, per te kaluar nderrimin e viteve prane familjeve te tyre. Bazuar ne te dhenat e marra prane kesaj pike doganore, mesohet se gjate 24 oreve te fundit 4600 shtetas me 1080 automjete kane hyre ne vendin tone, ndersa kane dale 2810 persona.Nga ana e doganes shqiptare ne Kakavije, eshte duke u punuar me 8 sportele, ndersa nga ajo greke me 2 te tille. Pavaresisht levizjes, nuk jane shenuar radhe te gjata, nderkohe qe ne gadishmeri prane kesaj pike kufitare jane vene efektive shtese dhe sportele te tjere, qe do te hapen ne rast se do te jete e nevojshme.Krahasuar me vitet e kaluara, edhe ne kete dogane vihet re nje ulje e numrit te shtetasve shqiptare te cilet kthehen per festat e fundvitit ne Shqiperi, nderkohe qe fluksi me i larte i tyre pritet te shenohet gjate dites se sotme dhe asaj te neserme.Nga ana e Drejtorise se policise se qarkut Gjirokaster jane marre masat jo vetem ne kete pike kufitare, por edhe ne akset rrugore, duke shtuar numrin e patrullave te policise se qarkullimit rrugor, per te normalizuar trafikun dhe shmangur ndonje aksident te mundshem,te cilat gjate viteve te kaluara nuk kane munguar, kjo edhe si pasoje e lodhjes se drejtuesve te automjeteve.