Rritet siguria në port, Tahiri: Partnerët tanë kërkojnë standarte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 21:20
Rriten masat e sigurisë në Portin e Durrësit, që prej disa vitesh ndodhet në monitorimin e rojës bregdetare amerikane. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Detare, Gazmir Tahiri, ka një rritje të nivelit të sigurisë për ta afruar sa më shpejtë Portin e Durrësit në standartet e kërkuara nga partnerët tanë.Ligji i cili u miratua pak kohë më parë i jep më shumë hapësirë administratës së Portit për të kontrolluar dhe mbajtur nën mbikqyrje më të plotë sigurinë civile.Çështjet e sigurisë janë konsideruar prioritet nga organizata ndërkombëtare e detarisë dhe veçanërisht nga roja bregdetare amerikane.