Nikoliç kundër Nobelit për Thaçin: Gjithmonë do e akuzoj për krime ndaj serbëve
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, është shprehur kundër nominimit të kryeministrit serb Ivica Daçiç për çmimin Nobel, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.Presidenti serb ka lëshuar akuza ndaj Kryeministri kosovar, si orkestrues të krimeve ndaj serbëve në Kosovë.“Vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, në të gjitha institucionet, duke filluar nga OKB e deri të Këshilli i Evropës, flas për krimet kundër serbëve në Kosovë dhe për dyshimin se i ato i ka organizuar Thaçi”.E tani që Hashim Thaçi është nominuar për çmimin Nobel, Nikoliç ka frikë se të gjitha hetimet kundër tij do të ndërpriten.“Prandaj asnjë serb nuk mund të rrijë në krah të tij”, ka thënë Nikolic, i dëshpëruar tej mase për nominimin e kryeministrit Thaçi për çmimin Nobel.Ai ka deklaruar se këto mesazh po ia dërgon Daçiç, në kushtet kur ai po e përcjell me heshtje këtë zhvillim."Meqë po hesht, po ta jap këtë këshillë: Ka kohë, je i ri, mund të bësh shumë gjëra për Serbinë. Problemi i Kosovës nuk është zgjidhur. Kjo do të marrë kohë. Askush deri më tani nuk ka marrë çmim se ka filluar të bisedojë, pro vetëm kur është zgjidhur problemi", i ka përcjellë porosinë kryeministrit të tij, Presidenti serb Nikoliç.Nikoliç ka deklaruar më tej se i ka dhënë mbështetje Daçiç për bisedime, por jo edhe që ai të marrë çmimin Nobel."E kam pyetur në fillim Dacicin: a je i gatshëm të bisedosh me Thaçin, kur është dashur t’i jepja mandatin për kryeministër. Detyra e jote është të negociosh me atë që e kanë zgjedhur shqiptarët, por duhet ta dish se për çka dyshohet ai. Më është përgjigjur se pranonte, por ka kërkuar që prapa tij të qëndrojmë Vucici dhe unë. Por, tani kjo me kandidaturën për çmimin Nobel është diçka tjetër”, ka thënë Nikoliç.