LSI dhe PS shmangin përplasjen, konsensus për fasonët, paketë e veçantë në Mars
Mazhoranca gjen konsesensus për amendamentin e LSI për biznesin fason, duke shmangur përçarjen e parë të koalicionit qeverisës. Ndërsa Kuvendi votonte nen për nen buxhetin e paketën fiskale, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, deklaroi se LSI është tërhequr përkohësisht nga amendamenti që kërkonte që biznesi fason të vazhdonte të taksohej në masën 10 përqind dhe jo 15 siç propozonte qeveria.LSI bie dakord që të mbajë pezull këtë amendament duke i dhënë kohë qeverisë brenda pranverës të hartojë një paketë integrale që do t'i vijë në ndihmë këtij biznesi.“Problemi është kompleks. Qeveria tha garancinë për trajtim të paketës integrale të cështjes së binestit fason që do të shqyrtohet edhe me grupet e interesit, lehtësira të karakterit infrastrukturor, dhe administrativ duke e bërë të mundëshmë të jetë një biznes i shëndetshëm. Duke konstatuar që është një zgjidhje më e plotë, hartimi i kësaj pakete brenda pranverës mars- prilll dhe mundmësia e ardhjes së saj në parlament bën të domosdoshme mbajtjen pezull të këtij propozimi në pritje të një pakete të tillë. Do të rishprehemi për mënyrën e ecurisë së mëtejshme në paraqitjen e plotë të kësaj zgjidhjeje në muajt e plotë që vijnë"- tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.Tërheqja ka ardhur pas negociatave mes Petrit Vasilit, kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, Ministrit të Financave Cani dhe atij të Sipërmarrjes Ahmetaj. Ky i fundit tha se aleanca PS-LSI në pranverën e vitit që vjen do të avancojë me plotësimin e një paketë të plotë masash fiskale për biznesin.“Kemi shqetësim të përbashkët për industrinë e fasonit, dhe ky është shqetsim i përbashkët i aleancës. Kemi rënë dakord si aleancë që në pranverë të avancohet një paketë e plotë masash, jo vetëm fiskale por edhe strukturore. Biznesi ka një tryezë të përbashket më qeverinë. Në të kemi bërë diskutime shteruese me binesit për të gjiha politikat fiskale, administrative financiare, etj; që i shqetëson ata. Debatet kanë qenë konstruktive, edhe pse natyrisht s'kemi rënë dakord për të gjitha. Shteti është sovran, ndërsa biznesi natyrisht kërkon të paguajë sa më pak. Bizneset janë ngarkuar me borxhe nga qeveria e kaluar. Tatimi mbi fitimin për kompanitë e mëdha realisht ka qenë 25 %. Biznesi i vogël nga ne nuk konsiderohet si një biznes që duhet të ngarkohet me taksa. Kemi hequr taksën e biznesit të vogël. Qeveria do t'ia kthejë biznesit këtë borxh “ tha Ministri Ahmetaj.Gjatë diksutimeve në Kuvend, edhe opozita kundërshtoi rritjen në masën 15% të tatimit për biznesin fason."Ne jemi tëbidnur se rritja në 15 % e një takse me veprim të përgjithshëm do të ketë implikacione të tjera. Bizneset në tërësi dalin jashtë llogaritjeve të tyre. Një pjesë e mirë i janë drejtuar bankave dhe me rritjen 15% raportet e të gjithë biznesit futen në kolaps. Rritja e taksave dëmton rëndë konkurueshmërinë në rajon. Nuk mund të jepni asnjë rast në rajon që të ketë aplikuar një taksë progresive mbi kompanitë. Shqipëria është rast unikal për përdorimin e një përshkallëzimi progresiv për të taksuar bizneset. Kjo masë do të ulë interesin e investitorëve të huaj. Rritja me 15 % e taksës do të rrisë nivelin e papunësisë dhe kërcënon një sërë industrish, si fasonë. Paga e ulët e tksat e ulëta bënë që të thithin investimet në fasonë këtu. Kjo taksë do të ulë shumë tërheqjen e investitorëve për të investuar në Shqipëri. Është presion për të rritur informalitetin dhe ulur konkurueshmërinë në treg. Kjo masë nuk do ju rrisë të ardhurat në buxhet, kur e ulëm këtë taksë morëm më shumë të ardhura në buxhet”, tha Bode.Mësohet se pas konsensusit të arritur në radhët e mazhorancës brenda muajit mars do të ketë një paketë të posaçme për biznesin fason që parashikon lehtësira fiskale dhe subvensione si dhe lehtësimin e proçedurave administrative. Paketa do të negociohet edhe më përfaqësuesit e biznesit fason.