Dhoma të reja sterile për fëmijët, Manastirliu: Ndihmë për pacientët e vegjël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2013, 17:00
Në shërbimin e kirurgjisë në Spitalin Pediatrik të QSUT, ka tashmë 2 dhoma sterile për të hospitalizuar të vegjëlit, kryesisht ata që do ti nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.Dhomat kanë të gjitha pajisjet e nevojshme për fëmijët të cilët vuajnë nga sëmundjet imunitare. Në kushte të tilla, kur në QSUT mungojnë medikamentet apo materialet bazë, drejoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, tha se ky investim është një ndihmë e madhe për pacientët e vegjël.Për pacientët e vegjël që janë të shtruar në këtë shërbim u ndanë edhe dhurata në kuadër të nismës “Shqipëria dhuron, Shqipëria uron”.