Jeta e vështirë në shtëpinë pa çati, historia e dy vëllezërve Ndreca nga Lezha

Në nje rrënojë pa çati, pa dyer dhe dritare ne Manati te Lezhes, banojne dy vellezerit Nikoll dhe Mëhill Ndreca per te cilet prej vitesh akush nuk është kujdesur për ta. Jetesa e tyre është shumë e mundimshme dhe shpresat duket se kanë humbur tashme.Kamera e Ora News sjell këto pamje që nuk kane shume nevoje per koment. Në shtëpi gjetëm vetëm Nikollën, pasi vëllai i madh Mëhilli kishte shkuar që të tërhiqte pensionin e invaliditetit.Në Lezhë Nikollën e njohin thuajse të gjithë si një njeri që ka nevojë për çdo gjë, por pak lezhjanë e dinë se ku ai fle,me çfarë ushqehet dhe si jeton. Ai tregon se jeta e tij dhe e të vëllait ka qenë dhe mbetet një kalvar mundimesh dhe sot kërkon ndihmë nga të gjithë dhe sidomos nga instancat shtetërore.Banorë të hershëm të zonës thonë se kjo familje nuk është ndihmuar nga askush dhe se dy vëllezërit kanë në rrezik jetën nga çasti në cast, pasi pjesa e çatisë se mbetur rrezikon ti zere brenda nga amortizimi i saj.Kjo ishte një pjesë nga e përditshmja e dy vëllezërve Ndreca, te cilet kërkojnë përkrahjen e shoqërisë dhe përgjegjshmërinë e organeve shtetërore për të ndryshuar mënyrën e jetesës së tyre, e cila eshte ne kushte ekstreme.