Panairi i gjelit të detit, Zusi: 2014 me skema të reja mbështetëse

Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, ka qenë i pranishëm në Peqin ku ka ndjekur nga afër panairin e gjelit të detit, duke u shprehur se kultivimi i këtij shpendi dhe i kësaj kulture, do të fuqizohet duke mos mbuluar më vetëm tregun rajonal, por të synojmë edhe eksportimin e tij.Peqini njihet si një prej zonave për mbarështimin dhe rritjen e gjelit të detit nga banorët e zonës, të cilët edhe gjatë zhvillimit të këtij panairi, vazhdonin ta ofronin atë me 800 kg për konsumatorët.Ky është viti i gjashtë që zhvillohet ky panair i cili shënon rritje të pjesëmarësve nga viti në vit.