Familjes Rina i rikthehet buzëqeshja, një Vit të Ri ndryshe pas ndihmave qytetare
Ndihmat dhe mbeshtetja e dhene nga shoqata,biznese apo qytetare te ndryshem, pas publikimit nga televizioni Ora News te rastit te familjes Rina ne Bulqize,duket se kane larguar lotet nga syte e femijeve te kesaj familje dhe u ka rikthyer atyre buzeqeshjen foshnjore, te pakten ne keto dite festash.Fale kontributit te qytetareve ne ushqime, veshmbathje, vlera monetare, por edhe lodra per femijet, duket se ne familjen Rina, Viti i Ri 2014 do te pritet ndryshe nga si e kishin imagjinuar deri me dje.Drejt baneses se tyre ne fshatin Dragu te komunes Fushe Bulqize jane transportuar ndihmat ushqimore, qe qytetare dhe biznese ofruan per kete familje, pjesetaret e te ciles shprehin mirenjohje dhe respekt per cilindo qe i mbeshteti. Pjese e ketij kontributi jane bere edhe banoret e zones te cilet jo vetem kane dhuruar ndihma per kete familje, por kane kerkuar qe pushteti vendor ti japi zgjidhje kesaj situate.Edhe te afermit e familjes Rina kane shprehur falenderimet e tyre jo vetem per donatoret dhe mbeshtetesit, por edhe per Radio Televizionin Ora News,i cili publikoi dhe sensibilizoi opininon per ti ardhe ne ndihme kesaj familje qe jeton ne kushte ekstreme.Ndërrimi i viteve tashme mund te thuhet se do te festohet edhe ne kete familje,por megjithate ndihmat dhe dhuratat nuk jane zgjidhja perfundimtare e situates. Kjo eshte nje kompetence e komunes Fushe Bulqize, e cila duhet te ofroje mbeshtetje dhe zgjidhje.Radio Televizioni Ora News, falenderon te gjitha shoqatat,donatoret qytetaret apo bizneset te cilet treguan humanizmin e tyre duke ofruar ndihma per kete familje.