Dalipi: Mbledhje në janar, Basha: Të vijë këshilli, Bozdo: Rama fut këshillin në axhendë politike

Kryetari i Këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi, sqaron se maxhoranca nuk bllokoi miratimin e projekbuxhetit po kërkoi më tepër kohë, analizë dhe shqyrtim nga Komisionin i ekonomisë për këtë projek-buxhet. Gjithashtu Dalipi thotë se nuk duhet të kalojë një buxhet në Këshill pa qenë Kryetari i pranishëm në mbledhje, fakt ky që u shoqërua me debate gjatë mbeldhjes së paradites së të premtes.“I bëjmë thirrje të jetë më serioz me qytetarët e Tiranës dhe të respektojë mandatin e marrë prej tyre. Në këtë mënyrë ne kuptojmë pozicionin e tij në raport me zgjedhjet që do të vinë. Projektbuxheti dje ngeli në klasë dhe duhet të japë një riprovim në ditët në vijim. Ftoj zotin Basha të vijë të dëgjojë ankesat e këshilltarëve, të bëhet transparencë dhe qytetarët të kuptojnë si mund të ndryshojë jeta e tyre në këtë qytet. Ka ardhur koha që në bashkinë e Tiranës të ketë një qasje tjetër ndryshe nga e kaluara” tha ai.Edhe Bashkia e Tiranës ka mbajtur qëndrimin e saj ndaj këtij debati dhe mosmiratimit të projekbuxhetit. Nëpërmjet nënkryetarit, Eno Bozdo, Bashkia kërkoi nga Kryeministri dhe kryetari i Këshillit ta nxjerrë përfundimisht bashkinë e Tiranës nga axhenda politike.“Në emër të Bashkisë së Tiranës dua të shpreh keqardhjen për mosvotimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës nga këshilltarët e majtë. Sicc u pa dhe gjatë ditës së djeshme, gjatë një diskutimi maraton, i vetmi justifikim i qenësishëm që u përcoll nga këshilltarët e majtë ishte përdorimi për interesa politike i këtij buxheti. Mosvotimi i buxhetit dhe shtyrja e tij në kalendat greke është shërbimi më i keq që iu bëhet interesave të qytetarëve të Tiranës. Me këtë buxhet parashikohej të financohej ndërtimi i 82 km rruge të reja dhe 128 mijë m2 sipërfaqe e gjelbër. Me këtë buxhet parashikohej të financohej ndërtimi dhe rikonstruksioni i 69 shkollave të mesme, ccerdheve dhe kopshteve për vogëlushët e Tiranës, i laboratorëve të rinj dhe palestave të reja, i instalimit të ngrohjes në 100% të ccerdheve dhe kopshteve dhe 90% të shkollave të mesme, deri në fund të vitit 2014. Me këtë buxhet parashikohej të financoheshin të rinjtë e Tiranës për të nisur biznesin e tyre dhe për të krijuar vënde të reja pune, të financohej nxitja e sipërmarrjes dhe punësimi i qytetarëve të Tiranës.Me këtë buxhet parashikohej të financoheshin Qendrat Sociale, ku marrin mbështetje më shumë se 2300 qytetarë në nevojë. Parashikohej gjithashtu të financoheshin projektet kulturore të Tiranës, mbështetja për artistët e rinj, për piktorët, fotografët, muzikantët. Me këtë buxhet do të mbështetej sporti dhe të gjitha veprimtaritë e shumta sportive që Bashkia organizon përgjatë një viti.Me këtë buxhet, Bashkia e Tiranës parashikonte të financonte avancimin me veprat e medha publike të Tiranës, si Bulevardi Verior dhe Lumi i Tiranës, Linja e Tramit Kombinat-Kinostudio, Stacioni Multimodal i pasagjerëve apo dhe projekti për zgjidhjen përfundimare të mbledhjes dhe përpunimit të mbetjeve në Tiranë.Dua t`i bëj sot thirrje në emër të qytetarëve të Tiranës, kryetarit të PS dhe kryeministrit të vendit ta nxjerrë Bashkinë nga axhenda e tij e konfliktit politik, të ndalë hakmarrjen ndaj qytetarëve për votën kundër 2 vjet më parë dhe t`i hapë rrugën zbatimit të projekteve që do ta shndërrojnë Tiranën në një kryeqytet europian, që përmirësojnë cilësinë e jetës, do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe punësimin në kryeqytetin shqiptarë” tha Bozdo.Reagimet erdhën sepse 8 orët e mbedhjes së Këshillit bashkiak pati debate mbi projekte të parealizuara të Bashkisë dhe mosardhjes së Bashës për të shpjeguar projekbuxhetin. Të majtët kërkuan shtyrje të diskutimit, madje edhe Dhori Kule, këshilltari i djathtë në Këshill dhe anëtarë i Komisionit të ekonomisë ka votuar pro shtyrjes së miratimit të buxhetit.