Protesta para parlamentit, dhjetra qytetarë kundër buxhetit të qeverisë

Ndërkohë që parlamenti diskutonte nen për nen buxhetin e vitit 2014 dhe paketa e re fiskale, shoqëria civile jashtë parlamentit ka zhvilluar një protestë kundër këtij buxheti.Protestuesit janë shprehur se taksimi progresiv është mashtrim dhe 97 % e shqiptarëve janë kundër tij.Altin Goxhaj i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kërkuar që ky buxhet mos të kalojë në parlament, pasi do të ishte rrënim për qytetarët dhe bizneset.Protestuesit akuzuan se qeveria nuk po mban premtimet bëra gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit, duke u shprehur se ky buxhet dhe paketa e re fiskale do të varfërojnë më shumë shqiptarët.