Seanca plenare, betohen 4 deputetët e rinj të PS

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë nisi me ceremoninë e betimit të 4 deputetëve të rinj, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit.Dorëzimi i mandateve të 4 ministrave të qeverisë “Rama”, si deputetë të PS-së solli qëKQZ-ja të vihet në lëvizje për zëvendësimin e tyre. Pas vendimit të KQZ-së për këto katër mandate, duke bërë zëvendësimin e tyre ka bërë që Kuvendi të realizojë procedurën ligjore për zëvendësimin. Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin bëri dje verifikimin e mandatit të deputetëve të rinj.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u zëvendësua dje nga kandidatja në qarkun e Durrësit, Esmeralda Shkjau. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, që fitoi mandatin në Gjirokastër, u zëvendësua nga Dashamir Kamberi. Mandatin e fituar në qarkun e Lezhës të Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, do ta marrë në Kuvend Mejreme Delishi. Kurse në vend të Lindita Nikollës Ministre e Arsimit, mandati i ka kaluar zyrtarisht Blerina Gjylametit.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk e ka dorëzuar ende mandatin, për shkak të mosfirmosjes së dokumentacionit të dorëheqjes në Kuvend. Në rast se do të firmosë dorëheqjen, Tahiri do të zëvendësohet në Tiranë me një femër që është në fund të listës, Erjeta Alhysa, pasi PS në 6 qarqe është gjobitur për mosrespektim të kuotës gjinore.