Protesta masive në Turqi, policia përleshet me protestuesit, arrestime

Policia ka përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat plastikë për të shpërndarë protestuesit në Stamboll, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, për shkak të skandalit me korrupsion.Policia po ashtu ka shpërndarë protestues antiqeveritarë në Ankara.Protestat kanë ndodhur pasi gjykata ka bllokuar zbatimin e një dekreti të ri qeveritar, i cili kërkon nga policia të informojë zyrtarët e saj të lartë në lidhje me hetimet.Erdogan, megjithatë, ka mbetur sfidues, duke u thënë mbështetësve se protestat kundër tij janë rezultat i një konspiracioni të huaj, që synon të destabilizojë Turqinë.Polemikat kanë shpërthyer në mes të dhjetorit, kur bastisjet e policisë kanë çuar në arrestimin e 24 personave, përfshirë djemtë e tre Ministrave.