Lirimi i Haradinajt, DASH: Mbështesim punën e Gjykatës së Hagës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2012, 09:39
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin punën e Gjykatës së Hagës dhe këtë e kanë bërë në të gjitha rastet.Zyrtarët e lartë të DASH-it u kanë thënë gazetarëve në Washington se Haga ka gjithmonë mbështetjen e SHBA-së dhe se në rastin e Haradinajt gjyqi ka dhënë mendimin e tij.Ndërkohë, gazeta “New York Times” ka shkruar se avokatët para ngritjes së aktakuzës kundër Haradinajt më 2005 kanë tërhequr vërejtjen se nuk ka fakte për të nisur një rast kundër tij.Po ashtu, gazeta prestigjoze shkruan se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte mbështetjen e NATO-s në kohën kur udhëhiqte luftën në Kosovë.