Vlorë, sekuestrohen 4 kg heroinë në port

Policia portuale e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kg heroine ne port, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesin saj.Droga u gjet gjatë kontrollit të automjetit me targa AA 620HN tip BMV, i cili po kalonte per te hyre ne traget.Lënda narkotike ishte e paketuar në 8 pako, ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e mjetit me iniciale I.H nga Pogradeci.Nga ana e policisë vijojnë hjetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.