Turqia, 3 mln dollarë ndihma ushtrisë shqiptare
3 milionë dollarë ka akorduar Turqia në ndihmë të Ushtrisë Shqiptare, për të përmirësuar kapacitetet ushtarake dhe modernizimin e saj. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli nga Zall-Herri atje ku u zhvillua edhe ceremonia premtoi se këtë ndihmë do ta përdorë me efikasitet dhe në funksion të përmirësimit të ushtrisë shqiptare. Kodheli vazhdoi me tej duke garantuar se vendi ynë do të vazhdojë të japë kontributin e tij në misionet paqëruajtëse në botë, si vend anëtarë i NATO-s.“Unë s’kam një fjalim, por kam një porosi për të lënë. Ne këtë ndihmë bujare të Republikës së Turqisë, Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë do dimë ta përdorim sa më mirë të jetë e mundur në fuksion të rritjes së kapaciteteve tona operacionale, modernizimit të ushtrisë sonë dhe padyshim dhe modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, si mundësi më e madhe për tu shërbyer sa më mirë funksioneve tona kushtetuese, funksioneve tona në respekt dhe detyrim të mbrojtjes së vendit tonë, rajonit apo dhe më shumë se kaq. Misioni ynë është fisnik, ne mundohemi çdo ditë për ta përmbushur atë, kemi mirëpritur dhe herë të tjera ndihmë nga qeveria turke, e mirëpresim këtë ndihmë bujare me më shumë se 3 mln euro me detyrimin tonë për të rritur bashkëpunimin me qeverinë turke absolutisht si përfaqësues i një vendi anëtar të NATO-s , ashtu si dhe Shqipëria është dhe me të gjithë vendet e tjera të NATO-s që në këtë mision të përbashkët janë në avangard të ruajtjes së sigurisë, lirisë, prosperitetit dhe demokracisë së vendeve pjestare të NATO-s, por shumë më shumë se kaq.Me këtë porosi që unë ju lë, që t’i përdorim këto mjete sa më mirë dhe me besimin që kjo është vetëm një pjesë e vogël, por e rëndësishme e të gjitha misioneve që ne jemi angazhuar, misione të cilat për fatin tonë të mirë përfundojnë dhe kanë përfunduar me sukses dhe shpresoj shumë dhe në të ardhmen, sepse vetëm në këtë mënyrë mundi juaj nuk shkon dëm, përkundrazi mundimi juaj dhe ai i përbashkët i gjithë vendeve anëtare të NATO është për një qellim fisnik, të cilin do vazhdojmë ta kemi target edhe në një të ardhme të afërt dhe të largët” tha Kodheli.Kodheli e vuri theksin edhe tek reformat që do të ndërrmerren për ta bërë ushtrinë shqiptare efikase në sfidat e vështira që e presin përpara, siç është lufta kundër terrorizmit.