Arrestimi i Mziut, Basha: PD e hapur për çdo hetim, të flasë drejtësia

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi për mediat se po monitoron me kujdes arrestimin dhe hetimin ndaj tij. Basha se PD mbeshtet çdo hetim per cilindo person dhe se per gjithçka duhet te pritet te flase drejtesia.“Jemi informuar dje per kete veprim, dua te them qe PD eshte e hapur per cdo hetim per cdo ceshtje, se dyti qe ne rastin konkret procesi duhet te jete sipas ligjit e transpratent, po e monitorojme se cfare po ndodh. Dua t’u bej thirrje se sipas kushtetuteve dhe ligjeve te vendit ai eshte i pafajshem per sa kohe qe drejtesia nuk eshte shpehur dhe ne kemi besim te plote te drejtesia”tha Basha.Xhelal Mziut, anëtar i Partisë Demokratike u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi akuzohet se nuk zbatoi barazinë në tenderat e rrugëve, duke i shkaktuar dëm shtetit, prej 800 mijë dollarë.Ministria e Brendshme njofton se “Mziu akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shkelje të barazisë në tendera”, ndërkohë është shpallur në kërkim Drejtori i drejtorisë Juridike të kësaj bashkie, Atli Hoti.