Zaccheroni: Honda do të shkëlqejë te Milani
Përzgjedhësi i Japonisë, Alberto Zaccheroni, mendon se Keisuke Honda do të rezultojë i suksesshëm te Milani.Mesfushori ofensiv do të jetë futbollist i Rossonerëve në janar, pasi ka kaluar si transfer i lirë nga CSKA Moska dhe ka nënshkruar marrëveshje prej tre vjet e gjysmë, e cila do të formalizohet porsa të hapet afati dimëror.“Jam i sigurt se Honda ka kualitet që të luajë në Serie A. Ai i ka karakteristikat e duhura që të shkëlqejë te një skuadër e klasit botëror, siç është Milani”.“Keisuke është një lojtar me personalitet të shkëlqyer dhe ka teknikë shumë të mirë, të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme te një lojtar. Ky aspekt do t’i ndihmojë shumë”.“Ai do të përballet me shumë konkurrencë, sepse Milani gjatë historisë ka pasur disa lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë bartur numrin 10”, ka thënë Zaccheroni.