Formula 1, ndëshkime dhe shpërblime për sezonin e ri

Do të këtë ndryshime të mëdha në sezonin e ri në sportin e shpejtë, të cilat ndoshta edhe nuk do ti pëlqejnë të gjithë garuesve. Pilotët e Formula 1 në sezonin e ardhshëm i presin dënime të reja, por edhe shpërblime. Që prej sezonit që vjen në F1 do të ndahet edhe një çmim i ri.Pronar i atij çmimi do të jetë piloti me më shumë "pole position" në sezon. Federata Ndërkombëtare Automobilistike (FIA) ka aprovuar rregulloren e re për dënimet dhe shpërblime. Nëse dy garues apo më shumë kanë numër të njëjtë të "pole - position", trofeu do ti takoj atij që ka më shumë vende të dyta në kualifikime.Nëse ky trofe do të jepej në katër vitet e fundit, atë do ta fitonte kampioni aktual Sebastian Vettel. FIA gjithashtu pa aprovuar rregulloren e re për ndëshkimet, si pasojë e shkeljeve gjatë garave. Ngasësi që mbledhë 12 pikë ndëshkuese do të mungoj një garë. Pilotëtë problematic, ata që krijojnë situata të rrezikshme, nuk do të ndëshkohen me kalim në boks, por do të grumbullojnë pikët ndëshkuese.Nëse mbledhin 12 e më shumë pikë, do të pezullohen ose nuk do të lejohen të marrin pjesë në garën e radhës. Në varësi prej shkeljeve ata mund të dënohen edhe me marrjen e pikëve, të cilat do të mbeteshin në dosjen e pilotit për 12 muaj, para se të fshihen. Pa ndëshkime nuk do të shpëtojnë as ata pilot që lëshohen para kohe nga boksi gjatë stërvitjeve dhe kualifikimeve, ata mund të humbin dhjetë vende për garën e ardhshme.