Meta “sulmon” Berishën: JO-ja e Holandës për faj të tij, desh i përzuri Ambasadorin
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot në mesditë kryesinë e partisë, ndërsa në mbledhje kanë marrë pjesë edhe Ministrat si dhe deputetët e rinj që zëvendësuan këta të fundit. Integrimi dhe projektbuxheti për vitin 2014 ishin temat kryesore rreth të cilave, kreu i LSI ilir Meta përqëndroi diskutimet. Duke folur në mbledhje e kryesisë, Meta akuzoi ish-aleatin e tij Sali Berisha për inkoherencë të plotë në lidhje me qëndrimet e tij për statusin kandidat.“Jam i bindur se grupi parlamentar do te arrije qe te reagoje ne menyre te eprgjegjeshme dhe profesionale por edhe te inicioje ceshtje te rendesishme qe kane te bejne me modernizimin e institucioneve. Rezultati i angazhimit te kesaj maxhorance te re ku LSI ka nje rol te rendesishem e domethenes ka qene progresi i vendit i cilesuar domethenes dhe ne menyre te vazhdueshme i inkurajuar nga partneret, ku vleresimi me i qarte u dha nga rekomandimi zyrtare i KE drejtuar keshillit te BE per dhenien e statusit, qe nuk kishte ndodhur me pare, e kemi edhe nje rezolute te parlamentit ne mbeshtetje te ketij statusi. Ajo qe ma ka habitur eshte inkoherenca e ish aleatit tim Berisha per statusin, sepse per 3 vjet degjuam fjalime ndaj albanofobeve te evropes qe pengonin marrjen e statusit dhe kemi pak dite qe po degjojme retorike te papare kunder eurofobeve te Tiranes, perfshire edhe mua, nderkohe qe eshte per te ardhur keq qe me eksperiencen e tij te gjate ne politike mund te ishte shume me i permbajtur e konstruktive”- tha Meta.I bindur se grupet ekstremiste brenda Holandës firmosën përfundimisht shtyrjen e statusit për në qershor, Meta i kujtoi Berishës deklaratat 3 vjeçare për ekzistencën e albanofobëve. Po kështu Meta tha se ishte zevendesministri i Berishës që kerkoi shpalljen non grata te ambasadorit te Holandes në Shqipëri.“Ështe degjuar nga shtatori deri nje dite para seHolanda te vinte veton, statysi ishte kontribut i maxhorances se djeshme, qe po na e bente dhurate. Por, sipas tij sapo ndodhi shtyrja, Berisha u hodh ne te kundert. Harroi qe zevendesministri i tij kerkoi shpalljen non grata te ambasadorit te Holandes ne ate kohe.Qeveria do te vijoje me reformat, pasi ato ne radhe te pare behen per qytetaret. “Personalisht e ftoj Berishen te vije me mua ne Holande e te sqarojme edhe ata politikane, se Shqiperia eshte veretete anetare e perfaqesuesve te samitit islamik, qe e firmosi vete Berisha, apo edhe ben pjese ne organizata te tjera, por Shqiperia ne radhe te pare eshte nje vend evropian”- deklaroi ai.Për kreun e LSI, ish-kryeministri Sali Berisha është dhe Koherent, kur bëhet fjalë për qëndrimin e tij të palëkundur kundër FMN. Meta ka vlerësuar projektbuxhetin e qeverisë për 2014, duke e cilësuar alternativën më realiaste për situatën problematike në të cilin e katandisi vendin qeverisja e ish-kryeministrit Berisha.“Berisha është dhe koherent, sapo e dëgjova një fjalë të tij për projektbuxhetin ku pati koherencë të jashtëzakonshme kundër FMN. Në këtë çështje jemi dy palët koherentë edhe ai edhe ne. E dimë shumë mirë që qëndrimi i LSI ka qenë i ndryshëm me vlerësimin e situatës ekonomike në vend dhe politikave që duheshin ndjekur. Kemi kërkuar një program bashkëpunimi me FMN, ka qenë qëndrimi edhe i Guvernatorit të BSH. Berisha vazhdon të jetë koherent kundër FMN, por fatmirësisht shqiptarët e zgjidhën me votë këtë çështje.Ky buxhet është alternativa më realiaste për situatën mjaft problematike ku e katandisi vendin ish-kryeministri Berisha. Nuk është e vërtetë se borxhi dhe defiçiti u rritën në përmasa të mëdha në këto tre mjuaj, kjo qeveri ka vendosur të legalizojë borxhet e mëparshme të qeverisë ndaj biznesit për të stabilizuar situatën makroekonomike” tha më tej kreu i LSI.