Tiranë, grabitet një shtetas, 2 hajdutë i marrin 150 mijë lekë

Grabitet një person nga dy hajdutë në mes të Tiranës. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku mësohet se grabitësit i kanë marrë 150 mijë lekë një shtetasi, identiteti i të cilit nuk dihet ende dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarje.Forca të policisë kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.