Kusari Lila në Tonight Ilva Tare: Ja projektet e mia për komunën e Gjakovës

Për herë të parë në Kosovë një grua mori drejtimin e pushtetit vendor. Mimoza Kusari Lila, kandidate e Aleancës Kosova e Re e Bexhet Pacollit, do të drejtojë Gjakovën, pas fitores në raundin e tretë të zgjedhjeve vendore në Kosovë.Kusari Lila arriti të sigurojë 53 për qind të votave, përkundër Pal Lekajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që mori 47 për qind të votave. Në Tonight Ilva Tare, Kusari Lila solli emocionet e triumfit të fitores, por dhe sfidat dhe vizionin e saj për qytetin e lindjes.Intervista si më poshtë:E prisnit fitoren?E prisja, por nuk e dija që do kem këto emocione. Edhe pse kam qenë e bindur në fitoren kam qenë mjaft skeptike në rethanat në të cilat zhvilloheshin zgjedhjet në Gjakovë, nisur dhe nga përvoja e hidhur që kisha më parë në 2009. Në 2010 elektorati i gjithë Kosovës më dha mbështetjen duke më nxjerrë si femrën më të votuar. Ajo çfarë mua më kishte mbetur si mision i pakryer ishte ndryshimi i realitetit të Gjakovës.Si e vlerësoni mesazhin e kreut të AKR menjëherë pas fitores suaj?Zoti. Pacolli ka qenë vazhdimisht mbështetës si President Partie. Nuk ka ndërhyrë asnjëherë gjatë ushtrimit të dtyrës sonë në postet ekzekutive. Në Ministrinë time gjeta një adminsitratë të mbingarkuar nga militantë partiake të tre partive të mëdha.Imami, Shefqet Krasniqi është shprehur se nuk ka grua si Mimozën, ndonjë koment?Jam e befasuar, por besoj se ky vlerësim është më tepër për punën time profesionale, sesa besimin fetar.Ambasadorja amerikane në Kosovë ju ka cilësuar si një lidere llogaridhënëse, nuk japin llogari liderët e tjerë?Unë e kam ndjerë gjithmonë përgjegjësinë e postit që mbaj. Posti publik është post gjatë të cilit duhet të kontribuosh. Me Ambasadoren kemi pasur bashkëpunim të mirëfilltë dhe projekte. Nuk duhet të kënaqemi me një sukses, por duhet të vazhdojmë përpara pasi kemi ende shumë punë për të bërë. Kur është mirë Kosova do të jemi mirë të gjithë. Angazhimin e Ambasadores së SHBA për demokracinë në Kosovë e vlerësoj shumë lart.Pati jehonë edhe në Shqipëri deklarata e ish-zëdhënësit të Klinton se ka ardhur koha të largohen liderët e luftës, si e shihni?Atributet që secili ka në luftë duhet të mbahen lart, por s’mund të shpërblehet 14 vjet pas luftës për këtë fakt dhe s’mund të përcaktojë të ardhmen.A ishte fitorja juaj dhe e Shpendit në Prishtinë një mesazh nga qytetar se ka ardhë koha të ndryshohen elitat?Po, por ne dy komunat ka realitete të ndryshme. Partitë duhet ta kuptojnë që nuk ka më bastione, këto zgjedhje e treguan. Demokracia ka bërë një hap shumë të madh përpara në këto zgjedhje, qytetarët kanë vlerësuar kandidatët në bazë të programeve.Si do veproni, cili është aksioni juaj?Kemi probleme me infrastrukturën, ka fshatra të tëra që nuk kanë kanalizime, s’kanë qasje në ujin e pijshëm furnizohen me puse. Të hënën unë bëj betimin, do gjej një komunë të mbytur me borxhe por që kam planifikuar në shkurt të 2014 konferencën e donatorëve vetëm për komunën e Gjakovës. Gjë që nuk është bërë nga paraardhësi. Ujësjellësi dhe kanalizimet pretendoj se do mbarojnë brenda këtij mandati. Do ketë ristrukturim të administratës dhe drejtorive. Kemi një rastësi pozitive që fillon plani i ri i fondeve dhe projekteve të reja. Komuna e Gjakovës është komunë kufitare dhe asnjëherë ska kërkuar fonde nga BE. Kemi tokë shumë të pasur.A keni një model si do ta bëni Gjakovën?Gjakovën e shoh një model të përzier, synoj ta bëj komunën më të gjelbërt, po kështu do kthejmë industrinë por jo atë të madhe, por ndërmarrje të vogla, kreative. Synojmë të sjellim në Kosovë kompani të ndryshme të vendeve të BE. Gjakova ka krah pune.Do jetoni në Prishtinë apo në Gjakovë?Jam mes të dyjave.Gjatë periudhës së verës besoj se do të zhvendosem përfundimisht në Gjakovë.Pavarësisht betejave në 2009, dorëzuat detyrën me paraardhësin tuaj?Kam pranuar një dosje të projekteve në vazhdimësi, ishte një shenje që jep pak qetësi. Unë jam e vetëdijshme për sfidat e mia. Kam nisur takimet me institucione komunale.Do ketë lëvizje të amdinistratës?Është i domosdoshëm një ristrukturim.Duhet të kemi një admistratë që është konform kërkesave të ekonomisë së tregut, të shpejtë që shmang burokracirat. Nuk do hyjmë me gërshërë por reformë konform standardeve europiane.I keni të identifikuar grupet e krimit në Gjakovë, haraçinjtë?Pushtetet janë të ndara, por banda të tilla nuk mund të veprojnë pa një lidhje me pushtetin lokal, gjë që duhet të hetohet. Kam të pregatitur drafletën që të kemi ngritje të kapaciteteve të policisë së Gjakovës. Presim të kemi kapacitetet tona të plota në Gjakovë. Besoj se do të kthejmë rendin dhe ligjin. Unë jam pjesë e AKR, analistë të shumtë shpesh nuk kanë dashur të besojnë që Bexhet Pacolli ka kontribuar në politikë. Unë s’kam pasur në asnjë formë ndikim nga zoti. Pacolli gjatë punës time si Ministre për llogari të biznesit të tij. Ai se sheh angazhimin e tij në politikë si një formë për të zhvilluar biznesin e tij.Lufta ndaj korrupsionit?Korrupsioni është një kancer, por s’besoj se do të mund të shkatërrojë sistemin në Kosovë. Nuk ka forcë ndërkombëtare që të mund të luftojë korrupsionin në Kosovë, por duhet të jenë gjyqtarët e Kosovës. Ka një mori procedurash që qeveria mund të aplikojë për të frenuar korrupsionin.Si Ministre ju është propozuar ndonjëherë zhvatje?Jo asnjëherë, ndoshta duke ditur dhe qëndrimin tim. Në Ministrinë që kam drejtuar kemi pasur dy herë ndërhyrje të policisë. Unë kam shkuar deri në atë ndërhyrje duke bërë hapje fizikisht të sistemit, të zyrave.Do ta mbani pozicionin e zëvendës.Presidentes në parti?Ne kemi pasur një Kuvend zgjedhor dhe tani do dalë këshilli Drejtues. Nëse kam propozim dhe mbështetje nga partia do ta pranoj me kënaqësi.Shqipëria mori përgjigje negative për statusin, Serbia pritet të hapë negociatat në 21 janar?Unë nuk kam dyshim që Shqipëria ka merituar kësaj radhe të marrë statusin, por shpresoj që në qershor të arrijë ta marrë. Besoj që BE do jetë pak më e vëmendshme ndaj nesh.