Shtyrja e statusit, Kukan: Jo e drejtë, disa politikanë shqiptarë e dinin vendimin
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, deklaron se vendimi i Brukselit për Shqipërinë nuk ishte i papritur për të, por as për disa politikanë shqiptarë. Për të vendimi për të shtyrë statusin, nuk ishte një vendim i drejtë“Nuk ishte krejt e papritur për mua. Nuk është sekret që disa vende anëtare të BE-së deklaruan rezervat e tyre lidhur me dhënien e statusit kandidat Shqipërisë. Mendoj që kjo ishte e ditur edhe nga politikanët e Shqipërisë. Megjithatë, ne të gjithë shpresuam që vendimi që do të merrej do të ishte pozitiv. Por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit - ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesimn e integrimit”.Duke e lidhur situatën me antarësimin e Rumanisë dhe Bullgarisë, që më pas u konsiderua vendim i parakohshëm, Kukan thotë Shëipëria duhet të japë prova të qarta të qëndrushmërisë politike dhe rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit. Ndërsa shpreh bindjen se anëtarësimi kërkon 8 deri në 10 vjet.“Pritshmëritë janë që Shqipëria gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të provojë që kjo atmosferë e re politike, bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës, është e qëndrueshme dhe do të sjellë rezultate në përparimin e axhendës europiane. Provat konkrete janë të nevojshme dhe duhet të ketë shumë të tilla në mënyrë që trendi, prirja të jetë qartësisht e dukshme. Besoj se është jo realiste të presësh nga Shqipëria që të arrijë gjithçka në gjashtë muaj. Dëshiroj t' ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8 - 10 vjet të tjera”.Kukan fton dy palët politike që të vijojnë këtë zhvillim pozitiv që nisi pas zgjedhjeve të 23 qershorit.“Mund të përsëris vetëm atë që e theksova gjatë diskutimeve në seancën plenare të Parlamentit Europian dhe në Këshillin e Marrdhënieve me Jashtë: që të dyja palët, qeveria dhe opozita duhet të vazhdojnë në trendin pozitiv, që filloi në vend pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Të dyja palët duhet të tregojnë me rezultate konkrete, se integrimi i Shqipërisë në BE është në interesin e tyre të përbashkët dhe përderisa kemi të bëjmë me një proces të gjatë në kohë, përtej mandatit të një qeverie, është e rëndësishme të provojnë që këtë e pranojnë të dyja palët para gjithkujt”.