Berisha: Rama-Meta, dosje për njëri-tjetrin në kancelaritë e Europës. Dhe fajin ua ka Saliu!
Në përgjigje të komentit të kreut të Kuvendit Ilir Meta, por dhe qëndrimit zyrtar të kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme për shtyrjen e statusit kandidat, ish-kryeministri Berisha deklaron se dybashkëkryetarëve u ka mbetur ora tek armiku i jashtem.“Leksioni bajat paranojak i Rames: ‘Fajin e ka Europa qe nuk beson genjeshtrat tona’, largon me tej statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Kurse per Meten faijn e ka Hollanda sepse Berisha eshte bere me hollandez se Basha.Ketyre zoterinjve ora iu ka mbetur tek armiku i jashtem!” shkruan Berisha në fb.Sipas ish-kryeministrit Berisha, Rama dhe Meta kane depozituar dosje per njeri-tjetrin ne kancelarite kryesore te Europes.“Gjate lobimit per statusin e vendit kandidat partneret, nder te tjera, ju dhane si dhurate per festat e fundvitit edhe kopjen e akt-akuzes se dorezuar nga bashkekryetari tjeter. Por megjithe kete ata bertasin "Fajin e ka Europa" sepse ata padisin njeri - tjetrin, natyrisht edhe Berisha, sepse loboi sa mundi per statusin e vendit kandidat per Shqiperine” përfundon Berisha.