Ekspozita e veçantë, fëmijët me aftësi të kufizuar paraqesin punimet

Për tre ditë me radhë Galeria e Arteve ne Tiranë do të këtë një ekspozitë speciale për frekuentuesit e saj. Aty do të paraqiten rreth 70 punime të fëmijëve me aftësi të kufizuara, punime të cilat kanë shërbyer edhe si terapi përmes artit të aplikuar për këta fëmijë.Fondacioni Vodafon Albania ka mbështetur këtë nismë të ideatorit, Xhik Domi,për një vit me radhë pasi ka qënë një program i shtrirë në të gjithë vendin.Albi Greva, drejtor i fondacionit Vodafone Albania, ka sqaruar se kjo është një ditë mjaft speciale,duke bërë apel që këta persona të shihen jo si me aftësi të kufizuar, por me aftësi të ndryshme.Xhik Domi, ideator i kësaj ekspozite sqaroi se gjatë kësaj punë ka zbuluar aftësi të vyera tek këta fëmijë.Ekspozita do të qëndrojë e deri ditën e shtunë, ndërsa synimi i saj është integrimi i kësaj kategorie në shoqëri.