Ishte dënuar me 3.6 vjet burg, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari
Ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi Lulzim Paja, 39-vjeç nga Elbasani. Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 335, datë 05.06.2012, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.39-vjeçari, në datat 15-18.12.2011 ka marrë leje nga burgu, ku vuante dënimin, por nuk është kthyer më, duke u larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. I ekstraduari ka qenë i dënuar për kanosje të dy punonjësve të policisë.Lulzim Paja, është arrestuar në daten 10.04.2013, në Kastoria, Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Arrestimi i tij është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën. Ekstradimi i tij është kryer përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.