Ekstradohet nga Italia anëtari i Bandës së Lushnjes, Enver Dondollaku

Enver Dondollaku, një nga anëtarët e të njohurës si Banda e Lushnjës, është ekstraduar mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Nga Italia ku vuante dënimin, ekstradimi i Dondollakut është bërë me linjat ajrore, ndërsa është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga aeroporti i Rinasit drej burgut.Dondollaku është i dënuar për disa krime në Shqipëri, mes të cilave, vrasje, dhunime, trafiqe të ndryshme.“Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Roma, Itali drejt vendit tonë i shtetasit Enver Refat Dondollaku, vjeç 38, nga Lushnja. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin Nr. 35, datë 12.06.2009, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e një sërë veprash të rënda penale.I ekstraduari Enver Dondollaku, si pjestar i një bande kriminale në qytetin e Lushnjës, me vendimin e sipërcituar është deklaruar fajtor për kryerjen vepra penale:- "Vrasje me paramendim" të shtetasve Xhevat Demiri, Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri,- Vrasje e mbetur në tentativë për shtetasin Gramoz Selmani,- gjithashtu dhe veprat penale të "Shkatërrim i pronës", "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake", "Vjedhje me dhunë" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve” thuhet në njoftimin e policisë.Ai u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov.