Tahiri me emergjencat në Shkodër: Buxheti i vogël, nevojitet shumë bashkëpunim

Duhet të jemi në gjendje gatishmërie edhe pse nuk kemi situatë emergjente. Ka qenë kjo deklarata e Ministrit të Brendshëm pas mbledhjes së shtabit të emergjencave civile të qarkut Shkoder. Sipas Ministrit Tahiri, buxheti për përballimin e emergjencave civile nuk është fort i kënaqshëm, prandaj nevojitet bashkëpunim me të gjitha strukturat.Ministri Tahiri i është përgjigjur edhe pyetjes për ndonjë ndërhyrje të mundshme në bregun e lumit Buna për shëmbjen e ndërtimeve pa leje.Në mbledhjen me dyer të mbyllura ministri Tahiri ka theksuar se Shkodra hyn në harten e zonave kritike, qarku ka shumë problematika, prandaj duhen të listohen ato që janë më prioritare. Policia është dhe do të jetë në shërbimin tuaj, ka theksuar ai.Gjatë këtij takimi, Ministri Tahiri, shoqërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi si dhe drejtori i policisë së shtetit Artan Didi.