Rikthehen sulmet ndaj familjes Kajmaku, plagoset babai i kreut të PS, Prezë

Plagoset me armë zjarri babai i kreut të Partisë Socialiste të Prezës. Shefqet Kajmaku, i ati i kreut të socialistëve të Prezës, Lavdim Kajmaku, është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës. Mësohet se 55-vjeçari ka marrrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Burime të policisë bëjnë të ditur se dyshohet të jenë dy persona autorë të kësaj ngjarje. Policia ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka marrë dëshmitë e anëtarëve të familjes Kajmaku dhe ka nisur krehjen e zonës pranë vendit të ngjarjes dhe ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.Familja Kajmaku ka qenë në shënjestër të sulmeve, gjatë periudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit. Policia ka regjistruar dy kallëzime penale për sulme ndaj familjes Kajmaku, respektivisht në datën 23 dhe 25 maj 2013. Familjes Kajmaku iu dogj një biznes dhe dy automjete, ndërsa ka pasur dhe sulm me armë ndaj banesës së tyre.