Rama i ashpër me BE: Forcat ekstremiste bllokuan statusin për Shqipërinë
24 orë pas vendimit të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe atij reagimi të parë sa i përket këtij proçesi Kryeministri Rama në një dalje për mediat ka qenë mjaft i ashpër në adresë të Brukselit dhe atyre që ai i konsideroi grupe esktremiste brenda BE dhe jashtë tij, të cilat kanë ndikuar në shtyrjen e statusit për Shqipërinë. E meritonim, kemi ecur përpara, tha Kryeministri Rama, por si duket kjo s’ka mjaftuar dhe kjo është një sprovë tjetër për Shqipërinë dhe qeverinë e re për të ecur përpara në rrugën e integrimit."Asgjë s’mund t’i zmbrapsë shqiptarët nga rruga që e ka shkrujtur gjaku i tyre. Një sprovë para vetes dhe gjeneratës tjetër të shqiptarëve. Të jem sot sinqerisht i drejtpërdrejt me veten dhe të tjerët: Bota po ndryshon me shpejtësi mbyllja në vetvete karshin ndryshimi të botës nuk e bën BE as më të fortë, as më të sigurt. Janë më të shumtë europianët që e duan BE. Nëse ideali i BE ishte të siguronte paqe dhe mirëqenie bilanci është spektakolar, sidomos vendet e rajonit tonë. Që përmes paqes europiane kanë gjetur paqe mes vedi. Për këtë ideal ia vlen të luftohet me mish e me shpirt. Jo vetëm kundër luftës dhe korrupsionit, por dhe kundër forcave ekstremiste që duan t’i imponojnë axhendë anti-euriopiane.Nuk mund të mos ndërlikohet nga rrethana të brendshme politike, ku nën ndikimin e forcave ekstremiste problemet mbi punësimin, emigracioni, kthehet në pengesë të Zgjerimit. Përpjekja jonë për ndërtimin e Shqipërisë europiane vazhdon, pa u ndalur. Të vazhdojmë të punojmë me dnershëmri e përkushtim të plotë për tangritur në sytë e botës. Të ecim më shpejtë për rendin ligjor dhe ekonominë e familjeve shqiptare. Të bëjmë gjithçka mundemi që askush mos ketë më asnjë alibi për të penguar kandidaturën dhe anëtarësimin, por gjithçka të mund ta jetojë realitetin e ndryshuar prej zotimeve tona të mbajtura” deklaroi Rama.Por nga ana tjetër, Rama ka nënvizuar se vendet anëtare kanë vlerësuar me nota maksimale reformat e realizuara në tre muajt e parë të qeverisë. Ai ka vënë në dukje se shkak për vendimin e djeshëm ishte edhe performanca e dobët e qeverisë së kaluar, e cila nuk dha asnjë provë vullneti, ndërkohë që qeveria e re po bën të kundërtën."Më vjen mirë që puna e saponisur e qeverisë së re është vlerësuar me notat më poziitve si nga vendet anëtare dhe gjithë institucionet. Më vjen keq, që opozita ka marrë me një frymë me një përpjekje qesharake për të fajësuar qeverinë e re. Gjithçka ka thënë opozita deri më tash bie katërcipërisht ndesh me çfarë ka vlerësuar BE dje mbi rezultatet e qeverisë shqiptare", theksoi Rama.Siç u kemi thënë shkoqur edhe partnerëve tanë nuk kishim ndër mend të festonim nëse vendimi do ishte ai që shqiptarët prisnin me plotë të drejtë, as kishim pse hynim në baltën e opozitës. Le të jetë e qartë për të gjithë: ajo që kemi ndjerë nga pjesa më hezituese e vendeve anëtare edhe para vendimit: nevoja e tyre për më shumë kohë për të vendosur për Statusin, sepse siç edhe para vendimit thanë: e kanë ende në kujtesë qeverisjen e ligjeve të shumta dhe vullnetit të pakët në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në kohën e pakët që patëm në dispozicion u dhamë dhe më hezituesve provat, që Shqipëria edhe pas 23 qershorit meritonte më shumë se ç’mori prej tyre. Falë provave morëm shumë mbështetje nga vendet anëtare dhe i hapëm rrugën edhe vendeve më hezituese. Erdhi si rezultat i provave bindëse në më pak se 3 muaj qeverisje. Të gjithë, dhe më hezituesit, i njohin dhe vlerësojnë këto prova. Të tjera do japim ditë pas dite jo vetëm deri në qershor, por deri ditën e fundit të mandatit tonë, jo vetëm për ata që presin në BE, por për të ndërtuar rrugën europiane të popullit shqiptar" theksoi ai.Ndërkohë, duke shprehur keqardhjen për fushatën e ndërmarrë nga opozita, e cila fajëson qeverinë për vendimin, shefi i ekzekutivit ka thënë se mazhoranca nuk ka ndërmend të hyjë në “lojën e përbaltjes”. Kryeministri Rama ka premtuar se kabineti i tij do t’i tregojë Unionit të tjera prova deri në qershor dhe më pas, “për të ndërtuar për popullin tonë rrugën e Shqipërisë evropiane”.